Akademia e Kuzhinës Shqiptare lëshon diploma që provojnë se ke studiuar dhe njeh kuzhinën. Një qytetar provon të diplomohet pa studiuar dhe pa ia pasur haberin kësaj fushe.
Motra e tij takohet me presidentin e shefave të kuzhinës Reshat Taku, të cilit i shpjegon “hallin”.
Ky i fundit i thotë që do të flasë me drejtorin, Xhemalin dhe do t’ia mbarojë këtë punë. Më tej e interesuara plotëson dokumentacionin dhe paguan 22 mijë lekë të reja.
Por të vëllait, i cili kërkon diplomën i ndodh një aksident dhe e motra bën përpjekje për ta shtyrë pak procedurën e pagesës… Si me magji, çertifikata është plotësuar dhe kuzhinieri i ri mund të krenohet me të.
Kështu, falë kameras së fshehtë emisioni investigativ “STOP” tregon sesi thjeshtë me para mund të bëhesh shef kuzhine.