Në Shqipëri nuk mund të themi së ka aq shumë emisione sa për të mos parë e kuptuar kur dy prezantuese vishen identik në programet e tyre respektive.
Kot nuk thuhet se rastësia është mbreti i botës!
Bëhej fjalë për prezantuesen e njohur Rudina Magjistari dhe kolegen e saj Najada Elmazi, që drejton emisionin “Pro Art” në Channel One.
Kjo e fundit është shfaqur me këtë veshje që duket në foto gati dy javë më parë,pikërisht më 16 tetor kur në program ishte i ftuar Agim Hushi.
Ndërkohë, Rudina është shfaqur me të njëjtën veshje disa ditë pas saj në emisionin e pasdites “Rudina”. Kujt mendoni se i shkon më shumë kjo veshje?