21:50 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Çim Peka sulmon Ramën, ja çfarë i thotë

11:50 | 02/11/2016
në Te Fundit
0

Gazetari Çim Peka që drejton portalin Syri.net i ka kthyer përgjigje Kryeministrit Edi Rama për videomesazhin e famshëm kundër “portalistëve e analistëve”. Peka i kërkon Ramës të sqarohet se kush janë gazetarët që po e sulmojnë dhe i sjell në vemendje historitë që i botonte dikur Mero Baze, tani i rreshtuar pro tij me Gazetën Tema.

Shkri i plotë i Pekës

Një video e kryeministrit Edi Rama kundër mediave në përgjithësi dhe portaleve në veçanti ka hapur shumë debat rreth lirisë së mediave dhe qëllimeve të shefit të qeverisë përpara zgjedhjeve.

Me një fjalor të paprecedent, Edi Rama ka publikuar së pari videon e tij kundër analistëve dhe portaleve, e më pas zagarët rreth tij e kanë nuhatur se për çfarë ka nevojë shefi, duke filluar një sulm dhe fyerje ndaj gazetarëve, familjarëve e deri tek fëmijët e tyre me një gjuhë të papërdorur ndonjëherë e që e gjen vetëm në rrugë.

Nuk është se nuk kemi menduar të të përgjigjemi me të njëjtën monedhë Ramë, por nuk e kemi bërë jo se ti sot je kryeministër dhe rrethohesh nga cuba. Nuk e kemi bërë për tre arsye:

1- Etika

2- Po të flasim dhe shkruajmë më gjuhën tënde kemi frikë se na konsideron gazetar “model”

3- Po të përdornim sharjet që ti dhe zagaret që ke rreth teje përdorin ndaj familjarëve tanë, dyshoj që do të tentosh të na lesh atësinë e Zahos në derë.

Të ndalojmë pak më konkretisht tek sulmet që ti Ramë po ju bën gazetarëve të veçantë, ose siç ti i etiketon, portale. Them gazetarëve të veçantë, pasi portale kanë hapur të gjithë ata analistë dhe gazetarë me integritet që u hodhën në rrugë ose ju mbyllen dritaret e mediave nga pronarët e nënshtruar prej interesave të pushtetit. Ti këta i konsideron portale. Mirë bën, se edhe po nuk e kishin në mend të bëjnë një gjë të tillë, ua fut ti në mendje.

Po kush janë këta analistë dhe gazetarë që ti Ramë po i sulmon dhe që qenkan parti më vete e nuk japin llogari askund? Fundja kujt duhet ti japin llogari gazetarët Ramë? Kryeministrit?

Andi Bushati, Artur Zheji, Çim Peka, Armand Shkullaku, Blendi Fevziu, Habjon Hasani kanë nga një portal ose më saktë nja një faqe në Facebook. Të kanë akuzuar ndonjëherë Bushati, Zheji, Peka, Shkullaku, Fevziu se ke akuzuar babin tënd si babanë e djalit tënd? Kurrë. E ka bërë Ymer Baze, që si gazetar përdor emrin Mero.

Të kanë akuzuar ndonjëherë se ke qenë i çmendur? Kurrë. E ka bërë Ymeri (Mero) duke të publikuar kartelën e psikiatrisë.

Të kanë akuzuar ndonjëherë se ti e ke çmendur ish-gruan, mamanë e djalit tënd? Kurrë. E ka bërë Ymeri (Mero).

Të kanë publikuar fotot nudo me gratë e ministrave të tu? Kurrë. E ka bërë Ymeri (Mero) duke vrapuar deri në Bosnje për ti botuar tek një gazetë periferike me pagesë, e nga aty duke i shpërndarë në gazetat e Tiranës, po me pagesë.

Po çfarë kanë bërë dhe po bëjnë këta gazetarë që ti vetë dhe zagarët e tu janë ndërsyer për ti sharë deri edhe tek fëmijët e tyre në kopsht?

Të kanë kritikuar për qeverisjen, kanë publikuar aferat, dhe të kanë vënë në dukje se vendi është mbuluar nga hashashi. Këtë kanë bërë. Kjo nuk qenka gazetari dhe ajo e Ymerit po? Ne e dimë që kjo lloj gazetarie të intereson, se ajo nuk të dëmton ty apo ata që të shajnë ty. Por nuk jemi në rasti. Mbaj Ymerin. Ai që dje ta bënte djalin kopil, nënën e djalit tënd të çmendur, babin imoral dhe ty psikopat, sot është në krahun tënd. Është e drejta jote ta falesh, ta sponsorizosh, t’ia falësh edhe sponsorin kur kapet me fabrikë droge në Durrës, por nuk mund të na kërkosh ne që të bëhemi si ai.

Ne të paktën kurrë nuk do të futemi brenda mureve të shtëpisë tënde, por është mirë ti japësh përgjigje kësaj pyetje se ndoshta jemi keqkuptuar: Më kë e ke Ramë??? /Syri.net

Pas

Foto/ Çfarë po ndodh me Kallashin?

Para

Foto/ Vlonjati që fitoi 22 mijë euro nga ndeshjet e djeshme

Para

Foto/ Vlonjati që fitoi 22 mijë euro nga ndeshjet e djeshme

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.