15:44 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Kreu i Dhomës Amerikane kritika Qeverisë: Jeni të fundit në rajon, taksa të larta e dhunë ndaj bizneseve

12:36 | 02/11/2016
në Ekonomi, Kryesore, Te Fundit
0

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford edhe njeherë kritikoi qeverinë për sjelljen ndaj biznesit. Ai kërkoi: paketë taksash konkururese në rajon dhe zgjidhjen e çështjes së pronësisë.

Në një intervistë për ATSH-në, Crawford tha se në kuadër të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes, Shqipëria e ka të domosdoshme zgjidhjen e pronësisë së tokës, duke ndjekur shembujt pozitiv të vendeve fqinje.

“Të gjejmë shembuj pozitiv. Ne mund të shikojmë Maqedoninë që ka bërë një hartë të pronarëve të tokës, Mund ti shtojmë edhe informacionin se kush është në proces gjyqësor për çështje pronësie”, nënvizoi Craëford.

Lidhur me paketën e taksave konkuruese në rajon, Crawford thotë se po ti referohemi raportit të Doing Business, Shqipëria renditet e fundit në rajon. Ndaj, ai kërkon hartimin e një pakete të tillë që niveli i taksave të konkurojë vendet e rajonit.

“Ne kemi thënë që do të konkurojmë me fqinjët. Po të shikojmë Doing business, jemi në fund të rajonit. Ndaj duhet paketë fiskale konkuruese në rajon, që i vë bizneset shqiptare në pozita të barabarta me vendet e rajonit përndryshe ato do të drejtohen drejt vendeve fqinje”, u shpreh Crawford.

Lidhur me ligjin e taksave, ai tha: “Ne i presim me pozitivitet ndryshimet në procedurat tatimore. Nëse duam reformë, kjo s’mund të bëhet përmes gjobave e dhunës. Duhet të kemi një ambient që është pozitiv e që ndihmon aktivitetin e sipërmarrjes. Duhet të përkrahet edhe kultura shqiptare, përndryshe mbetet vetëm aksion”.

Sipas tij, në shumë raste inspektorët vendosin penalitete të mëdha duke frikësuar sipërmarrjen, ndërsa ai sugjeron se sipërmarrja duhet të paguajë gjobë në përputhje të drejtë me gabimin.

Ndryshimet në procedurat tatimore, thotë Craëford, konkretisht në nenin që parashikon paralajmërimin nga ana e inspektorit tatimor për kohën dhe afatin e kontrollit është diçka shumë pozitive.

“Bizneset që kanë bërë gabime mund të vetëkorrigjojnë gabimet e tyre dhe mund të kuptojnë se sa do të qëndrojë inspektori tatimor, sepse kemi dëgjuar raste që inspektorët qëndrojnë me muaj pranë bizneseve duke bërë që të ndërpriten operacionet normale të tij”, tha Crawford.

Lidhur me procedurat e apelimit, një tjetër ndryshim në ligjin “Për procedurat tatimore”, Craëford thotë se ky është një ndryshim pozitiv, pasi bizneset humbasin shumë kohë nëpër gjykata kur duan të kundërshtojnë një vendim të inspektorit tatimor.

“Nëse ka ndonjë strukturës apeluese kundër vendimit të inspektorit tatimor kjo është pozitive. Do të kemi një bilanc. Investitorët do të fitojnë kohë, pasi kemi raste kur një investitor sillet me vite nëpër Gjykata duke pritur vendimin. Kjo ka bërë që shpesh herë investitorët të largohen nga Shqipëria”, shprehet Crawford.

Sipas tij, ndryshimet në ligj parashikohet të kenë efekte pozitive. “Ligji në vetvete nuk është efekt, por një pjesë rruge për të bërë ambientin për biznesin tërheqës”, tha ai.

Pas

Braçe sulmon ashpër Dukën: Je idhull i rrugaçëve të sistemit

Para

WikiLeaks: Hillary Clinton është krijuese e ISIS

Para

WikiLeaks: Hillary Clinton është krijuese e ISIS

 



Të Fundit

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, dy në pranga një në spital

Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false greke, arrestohet shtetasi gjeorgjian në Rinas

Lezhë/ Merrte inerte pa leje në lumin Mat, në kërkim administratori i kompanisë, nën akuzë 3 punëtorët

Zëdhënësi i Kremlinit i përgjigjet kërcënimeve të Trump, Peskov: E kemi marrë shënim deklaratën e presidentit, operacioni special vazhdon

Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gazë

Aksident me vdekje në Bulqizë, 67-vjeçari rrëzohet me automjet bujqësor

Vodhi 1400 euro nga automjeti i një pushuesi/ Himarë, vihet në pranga 25-vjeçari

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare

Starmer mbështetje për njohjen shtetit palestinez, zbardhet plani britanik

FOTOLAJM/ Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.