22:24 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Debati i Ramës me Dulen/ Blushi: Pjellë e shterpësisë për të mbledhur vota aty ku s’ka

16:36 | 03/11/2016
në Politikë, Te Fundit
0

Nuk ka munguar fjala e ish-deputetit socialist Ben Blushi pas debatit që pati mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Nga foltorja e Kuvendit, Blushi e ka quajtur Ramën “një nacionalist dhe jo patriot”. Sipas tij, nacionalistët e shkatërrojnë vendin e tyre, ndërsa patriotët e mbrojnë.

“Nacionalistët e kanë shkatërruar Europën dhe patritotët e kanë bashkuar. Për shkak se e ka paguar këtë leksion me gjak, Europa sot e di shumë mirë kush është nacionalist e patriot. Në kushtet tona, për shkak të historisë e ka pasur të vështirë për ta ndryshuar nacionalistin ekstrem dhe patriotin, sidomos kur nacionalistët e kalojnë kollaj kufirin dhe bëhen patriot.

Nacionalistë shqiptarë janë ushqyer me miellin e fqinjëve dhe krundet e Shqipërisë. Shumë na ftuan për të bërë ndryshimin e nacionalistit me patriotit.

Ismail Qemali ishte patriot, Esat Toptani ishte një nacionalist, një tradhtar, Abdyl Frashëri ishte patriot, Mit’hat Frashëri ishte nacionalist, Fan Noli ishte patriot, Ahmet Zogu ishte një pragmatist.

Meqë nacionalistë kanë nisur të kenë sukses në Europë, edhe Shqipëria nuk mund të mbetet pa nacionalistë. Nacionalistët shqiptarë nuk merren seriozisht. Ata nuk kërkojnë më shumë barazi, solidaritet e harmoni, por ata kërkojnë vetëm pushtet. Ky është një cen që i bashkon, nuk dinë të qeverisin, ose qeverisin shumë keq dhe kur e kuptojnë bëhen më shumë nacionalistë seç janë dhe kërkojnë hapësira të mëdha. Nacionalistët i shtynë vetëm dëshira për pushtet. Edhe Berisha në 100 vjetor u bë nacionalist dhe nuk kishte asnjë program, por për nja 4 muaj jetoi në ujërat e nacionalistët.

Kryeministri ka hapur një debat sot, një debat pa kuptim. Pse na duhet ky debat sot, kur Shqipëria ka probleme pa fund. Ky debat është pjellë e shterpësisë për të mbledhur vota aty ku nuk ka, do them ca gjëra”.

 

Pas

Video/ Momenti i tmerrshëm kur burrit i shpërthen cigarja elektronike në xhep

Para

Pse Hëna e 14 Nëntorit do jetë speciale, rikthehet pas 70 vitesh fenomeni

Para

Pse Hëna e 14 Nëntorit do jetë speciale, rikthehet pas 70 vitesh fenomeni

 



Të Fundit

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.