19:45 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ Brenda magazinës me 4.2 ton hashash në Rrëshen. Po pronari kush është?

14:41 | 04/11/2016
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
0

Në hyrje të qytetit të vogël të Rrëshenit, ku papunësia është ulur këmbëkryq, lulëzonte një biznes i madh, që pak kush e dinte dhe askush nuk e thoshte. Në ish-magazinat e grumbullimit, përpunohej dhe transportohej drogë me tonelata. Magazina ndodhet vetëm pak metra nga rruga kryesore e qytetit dhe vetëm 2 kilometra nga Rruga e Kombit që lidh gjitha qytetet e Shqipërisë me Kosovën.

Policia gjeti dhe sekuestroi plot 4.2 ton hashash, një pjesë i tharë dhe një pjesë tjetër në proces tharje. Kjo mendohet se është sasia më e madhe e kapur për këtë vit në një magazine te vetme. Ndërsa aksione të ngjashme me 1 apo 2 ton hashash janë kryer edhe në Vlorë, Burrel, Mamurras, etj.

Kush mund të bënte një biznes kaq të madh dhe të paligjshëm, krejt pranë rrugës kryesore. Një biznes ku levroheshin me miliona euro?

Tre ditë pas gjetjes së kësaj droge, ajo që dihet është se janë arrestuar 22 persona, ndërsa 9 gra që u gjetën në magazinë po hetohen në gjendje të lirë. Asgjë nuk thotë policia apo prokuroria për pronarin/pronarët e gjithë kësaj droge.

AbcNews ka mësuar përmes burimeve të saj, se Altin Ndoj dhe Viktor Simoni kishin marrë me qira magazinat tek pronari i tyre Kastriot Reçi. Ky i fundit, biznesmen i njohur në qytetin e vogël është shpallur në kërkim. Ende nuk dihet nëse kreu i këtij trafiku ishte Reçi apo Ndoj me Simonin që menaxhonin magazinën, apo ndonjë person tjetër i fshehur pas tyre?

Gjithashtu mbetet enigmatike mënyra se si ndërhyri policia e Lezhës dhe se si u transferuar më pas dy oficerë të policisë që thuhet se shkuan të parët në magazinën e kanabisit.

Pas

Kjo fotografi ka prekur zemrat e miliona njerëzve në internet

Para

Foto/ Ky është djali që i rrëmben puthjet Adelina Tahirit

Para

Foto/ Ky është djali që i rrëmben puthjet Adelina Tahirit

 



Të Fundit

Video/ Aksident në Lezhë, automjeti humb kontrollin dhe përplaset në parking pranë këndit të lojërave

Ministri i Jashtëm polak: Gara e armatimeve do ta përshpejtonte fundin e Putinit

Pas deklaratës së Trump, Netanyahu shpreh mirënjohje për mbështetjen në gjyqin për korrupsion

Kosova dështon për herë të 37-të të konstituojë Kuvendin

Deklaratë e fortë nga Trump: Gazetarët e lajmeve të rreme të CNN dhe NYT duhet të pushohen nga puna, njerëz të këqij!

Reforma e Autonomisë Spitalore merr jetë, Ministrja Koçiu diskuton rezultatet me drejtuesit e spitaleve dhe ekipin turk mbështetës

Gruaja gjendet e vrarë në shtëpi, bashkëshorti mbytet në liqen, hetime për vrasje-vetëvrasje

Gaza merr ndihmat e para mjekësore pas dy muajsh bllokadë

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit, mbështet sovranitetin e tij

Zbulohet identiteti i të riut shqiptar të vrarë nga biznesmeni italian gjatë një grabitjeje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.