16:14 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Partizani-Skenderbeu/ Ja ku gaboi policia në ndërhyrjen ndaj tifozëve

15:17 | 04/11/2016
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
0

Rasti i përplasjes së policisë dhe tifozerisë së Partizanit të dielën e kaluar në ‘Elbasan Arena’ pritet të kthehet në një mësim të mirë për uniformat blu.

Në analizën e zhvilluar për episodet që rikthyen konfuzionin dhe skenat e dhunës në futbollin shqiptar ka dalë në pah edhe një veprim i gabuar i forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Një grup ekspertësh përfshirë edhe shërbimin e çështjeve të brendshme dhe ankesave kanë analizuar të gjithë masat paraprake si dhe veprimet e zinxhirit komandues për sigurinë e stadiumit.

Por ku gaboi policia?

Megjithëse u shmang futja e mundshme e disa tifozëve në fushë, burime nga uniformat blu bëjnë me dije se në bazë të hetimit administrativ ka rezultuar se forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë shkelur proçedurat standarte në aspektin teknik.

Po sipas të njejtave burime, forcat e përfshira në konflikt ndërhynë vertikalisht duke nxitur një agravim të situatës, ndërsa në manualet e policisë parashikohet që për të tilla raste të ndërhyet nga anët e tribunave ku qëndron tifozeria, për të shmangur përballjen e drejpërdrejtë me turmën e cila mund ti marrë përpara.

Për momentin ende nuk dihet nëse ndaj efektivëve përgjegjës për mbarvajtjen e takimit Partizani-Skënderbeu do të merren masa disiplinore ndërsa raporti përfundimtar i analizës do t’i përcillet drejtuesve më të lartë të policisë.

Siguria e stadiumeve u rikthye në vëmendje pak ditë më parë pas episodeve në ‘ Elbasan Arena ‘ ndërsa policia dhe federata vijojnë të luajnë ping-pong me njëra-tjetrën sa i takon përgjegjësive. /tch

Pas

Tirana Theatre Review – Familja Tot

Para

Fotolajm/ Banorët e Kutes në Mallakastër bllokojnë rrugën, protestojnë kundër HEC-it në Vjosë

Para

Fotolajm/ Banorët e Kutes në Mallakastër bllokojnë rrugën, protestojnë kundër HEC-it në Vjosë

 



Të Fundit

Kancelari Merz në samitin e NATO-s: Angazhimi për sigurinë e Izraelit është i panegociueshëm

PD kërkon nga KQZ pamjet filmike të magazinës në Lundër para zgjedhjeve

Mbrojtja Civile paralajmëron: Temperaturat do të shkojnë deri në 40°C, rrezik për qytetarët

Trump shtyn gjendjen emergjente në Ballkanin Perëndimor për një vit tjetër

Trump zbulon bisedën me Putin: “Nuk dua ndihmë për Iranin, por për Ukrainën”

Deputeti demokrat Flamur Noka paditet ne GJKKO per shpifje dhe fyerje

Tensionet Iran-Izrael zbuten, çmimet e karburanteve në Kosovë pritet të bien

Vakanva në tre bashki, Haxhimali; Shkelje e rëndë e afateve ligjore, data për zgjedhjet që ne prill

Eliminohet nga sulmet izraelite një prej drejtuesve të inteligjencës iraniane

PD akuzon për manipulim me ‘trenin bullgar’, KAS jep nesër verdiktin për Elbasanin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.