11:17 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Historia/ Pasi i vjedh password-in e Facebook 25 vjeçares; djali nga Shijaku presion me foto intime

18:49 | 04/11/2016
në Aktualitet, Te Fundit
0

Një djalë nga Shijaku është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi është denoncuar për përndjekje nga një 25-vjeçare që banon në Bathore të Kamzës.

Vajza ka kallëzuar ngjarjen në Komisariatin nr.5 vetëm dy ditë më parë, edhe pse pretendon se ka pothuajse dy vite rresht që shqetësohet në rrjete sociale dhe në celular nga një person, që, sipas saj, nuk e ka takuar asnjëherë.

Madje, i dyshuari i ka zbuluar edhe fjalëkalimin e profilit të saj në “Facebook”, nga ku ka marrë disa foto të saj personale, që ajo ua kishte nisur disa shoqeve dhe nëpërmjet tyre i bën presion për të pasur një lidhje intime me të.

Burime nga Policia e Tiranës menjëherë pas kallëzimit të Rozeta M., kanë thënë se kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, Gerald H., 28 vjeç, banues në Shijak, shkruan Panorama.

Ndërsa po punohet për arrestimin e tij. Në deklarimet që ka dhënë para oficerëve të Policisë, 25-vjeçarja është shprehur se nuk e ka takuar asnjëherë personin në fjalë, por ka nisur të komunikojë me të para rreth dy vitesh. Ajo është shprehur se gjithçka ka nisur me një kërkesë miqësie që i ka ardhur nga ai, të cilën vajza e ka pranuar.

Më pas i dyshuari ka filluar t’i shkruajë mesazhe në çdo orë të ditës, fillimisht me komplimente për disa javë, derisa i ka kërkuar numrin e telefonit dhe më pas që të takoheshin për të pirë kafe. Por kur vajza e ka refuzuar, ai ka nisur ta fyejë, gjë që e ka detyruar 25-vjeçaren ta fshijë nga profili i saj i “Facebook”-ut.

Duket se këtë veprim nuk e ka pritur mirë 28- vjeçari nga Shijaku, i cili ka këmbëngulur që të hyjë sërish në kontakt me të, duke përdorur adresa fiktive me emra të ndryshëm vajzash dhe djemsh. Por në të gjitha rastet ka përfunduar duke u fshirë sërish nga 25-vjeçarja, e cila edhe ka bllokuar disa profile të tij.

Në denoncimin e saj, e dëmtuara shprehet se situata është ndërlikuar kur ka mësuar se i dyshuari i kishte zbuluar fjalëkalimin e saj të “Facebook”-ut, nga ku kishte arritur të marrë disa fotografi personale që ajo u kishte dërguar mikeshave të saj, madje edhe numrin e saj të telefonit. Përndjekja më pas ka vazhduar nëpërmjet aplikacioneve “WhatsApp” dhe “Viber”, duke u kthyer në një shqetësim serioz për 25-vjeçaren, e cila e ka ndarë këtë problem me nënën e saj.

Dy ditë më parë, e ëma e ka bindur që t’i drejtohet për ndihmë Policisë, pasi Gerald H., po i bënte edhe presion me publikim fotosh dhe hapje të adresave false me fotografitë e saj. Pas këtyre “kërcënimeve”, shtetasja Rozeta M., bashkë me të ëmën kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr.5 të Policisë së Tiranës.

Pas

FOTOT/ Kthen shpellën në shtëpi luksoze

Para

86% e gjermanëve preferojnë Clinton, Ballkani i përçarë

Para

86% e gjermanëve preferojnë Clinton, Ballkani i përçarë

 



Të Fundit

Rama poston pamje nga bregdeti i Jonit: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Ukrainë, disa zyrtarë arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Ishujt Kuril në Rusi

AMP arreston punonjësin e policisë në Dibër, u konfliktua fizikisht me një qytetar gjatë detyrës

Lufta kundër narkotikëve në vend, asgjësohen mbi 16 mijë bimë kanabis në Shkodër

Tentoi të korruptojë policin me 10 euro për të kaluar doganën e Vërmicës, policia e Kosovës arreston shtetasin shqiptar

Ukraina godet depot e naftës pranë Detit të Zi në Rusi

Automjeti përplaset me motomjetin në aksin “Shkodër-Velipojë”, lëndohet një person

Hamasi ka publikuar videon e dytë brenda dy ditësh të një pengu izraelit, duke deklaruar se nuk do të çarmatoset derisa të krijohet një shtet i pavarur palestinez

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por dogji edhe 170 rrënjë ullinj, arrestohet 65-vjeçari në Divjakë! Në pranga edhe një tjetër nga Mallakastra (EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.