09:57 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Mora gërshërët dhe fillova punën’. Si mund të punësoheshe tek magazina e drogës në Rrëshen

19:07 | 04/11/2016
në Aktualitet, Te Fundit
0

Një ndërtesë e vjetër në qendër të qytetit të Rrëshenit ishte kthyer në një fabrikë droge, ku përpunohej kanabisi. Aksioni i befasishëm i policisë së Lezhës kapi në flagrancë 31 persona që po punonin me hashashin. Nga peshimi rezultoi se në magazinë kishte 4.2 ton kanabis, ndërsa mes të arrestuarve ishin edhe gra e fëmijë, por që u lanë të lirë për t’u hetuar në gjendje të lirë.

Në këtë fabrikë kishte të punësuar persona nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, ndërkohë që ishte punësuar edhe një ekspert kanabisi nga Lazarati, Ramo Gaba.

Pjesa më e madhe e punëtorëve që u gjetën brenda janë banorë të lagjes.

Bashkë me 10 gra të tjera, Marte Ndoj po hetohet në gjendje të lirë, ndërkohë që bashkëshorti është arrestuar.

“I rashë derës së magazinës. Më doli një djalë, që nuk e njihja dhe i thashë që kam ardhur për punë. Mora gërshërët dhe fillova punën. Kemi qenë nja 10 gra, të gjitha të lagjes. Kam edhe burrin brenda, punonim bashkë me të”, thotë Marte Ndoj për Top-Channel.

Ndërkohë, një tjetër grua, Suzana Ukaj u arrestua bashkë me vajzën shtatzënë dhe dhëndrin. Ishte dita e saj e parë në punë.
“Shkova vetëm për copën e bukës se nuk kisha. Duke shkuar gjithnjë tek njerëzit e mi për të marrë nga një qese miell, u bë e padurueshme. Nuk e di për pagesën, por me aq sa folëm me ato gratë e tjera, thanë 20 mijë lek”, rrëfen Suzana.

Hetimet për këtë aktivitet kriminal vazhdojnë, ndërsa “peshqit e mëdhenj” nuk janë arrestuar.

Pas

Prej 74 vitesh të martuar, ndërrojnë jetë në të njëjtën ditë

Para

Banda e shqiptarëve që grabiste pasanikët kur flinin gjumë

Para

Banda e shqiptarëve që grabiste pasanikët kur flinin gjumë

 



Të Fundit

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

Zjarri në Palokastër të Gjirokastrës rrezikon banesat, vihet nën kontroll

Trump shpall tarifa të reja ndaj BE-së: Reagojnë Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia

“Jo standarde të dyfishta”/ Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi

Propozohet kufizim të fëmijëve emigrantë në shkollat ​​gjermane! Mbështetje dhe kritika

Hamasi refuzon një tjetër propozim nga Katari për armëpushim

Kurti takohet me zyrtarin e lartë të DASH, diskutohen raportet me Serbinë

Me urdhër të Rubios, pushohen nga puna 1300 punonjës në DASH, mes tyre Yuri Kim! Ish-ambasadorja në protestë, përqafim mes lotësh me kolegët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.