23:04 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kulturë

Torino pa mish? I pari “qytet vegjetarian” në Itali?

20:42 | 04/11/2016
në Kulturë
0

Kryetarja e re e Bashkisë së Torinos ka bërë të ditur se ka plane për ta shndërruar atë në qytet vegjetarian – madje shpall edhe një ditë në javë me mish gratis. Por në një rajon mishngrënësish dhe me një kulturë kulinarie tejet të pasur, këto plane kanë shkaktuar përçarje në popull.

Eshtë mesditë, dhe mishi është mbret në pazarin e ushqimeve të Torinos, Porta Palazzo, që gëlon nga blerësit: mish viçi, sallam dhe proshuta me çmime oferte. Blerja e mishit është një ritual i përditëshëm në kryeqytetin e Piemontes, një rajon i Italisë me një histori të pasur kulinarie – por kjo mund të ndryshojë nga sot e tutje.

Në verë, kryetarja e re e Bashkisë Chiara Appendino – nga lëvizja populiste e Pesë Yjeve (M5S) –njoftoi se ka plane ta shndërrojë Torinon në qytetin e parë vegjetarian të Italisë.  E pikësëpari janë ndërtimi i projekteve  edukuese nëpër shkolla për t’u mësuar nxënësve gjithçka që lidhet me mbrojtjen e kafshëve, shëndetin dhe ushqimin. Në planet e saj janë edhe krijimi i një harte vegjetariane të qytetit për turistët dhe futjen e praktikës së ditës me mish gratis.

“Promovimi i ushqimit vegjetarian dhe dietave vegjetariane është një akt thelbësor në mbrojtjen e mjedisit që na rrethon, shëndetit të qytetarëve tanë dhe mbrojtjes së kafshëve në rajonin tonë *…*  Ekspertë të njohur të të politikave mjekësore, ushqimore, do të mësojnë fëmijët se si të hanë mirë e njëherësh të mbrojnë të drejtat e tokës dhe kafshëve”

Por këto plane po nxisin përçarje. Ndërsa ambientalistët dhe vegjetarianët i mirëpresin ato, të tjerët i kundërshtojnë sepse ato bien ndesh me traditat e kulinarisë së rajonit. E para ndër ta është shoqata e kasapëve lokalë të cilët e akuzojnë kryetaren e bashkisë se po favorizon vetëm një formë të ushqyeri dhe nuk janë dakord me ditën e mishit gratis.

Negative është përgjigjja edhe e shitësve të Porta Palazzo-s, pazarit të mishit që funksionon që nga shekulli i 19-të, ku tregtohen produktet e mishit të fermave të ndryshme rreth e qark qytetit, raporton veritas.com.al. 

Në mbrojtje të kësaj kategori, Egidio Dansero, akademik, profesor i Politikave kulturore në Universitetin e Torinos, thotë: “Ky mund të jetë një hap vërtet pozitiv nga pikëpamja kulturore dhe ekonomike. Ne mund t’i përdorim të dyja dietat. Sepse ne jemi një qytet i njohur për kulinari të pasur, jemi shtëpia e ‘Eataly’-së dhe e lëvizjes së “slow food”-it, ndaj unë besoj se mund të kemi një impakt të madh në kulturën ushqimore dhe edukimin brenda dhe jashtë Torinos.”

Vegjetarizmi është rritur gradualisht në Itali: sipas Institurit italian të kërkimeve, Euripses, 1% e popullsisë taliane në 2016 janë vegjetarianë. Ka një rritje vetëm prej 0.4% nga viti i kaluar. Ritmet e rritjes janë ndër më të ulëtat në botë.

Çka nuk premton për sukses, çfarëdo që të bëjnë politikat “vegjetarianizuese” të kryebashkiakes.

 

 

Pas

FOTO HUMOR/ Nuset më të çuditshme që keni parë !

Para

VIDEO/ Noizy publikon trailerin e ‘Midis Tirone’; më në fund del dhe klipi i shumëpritur

Para

VIDEO/ Noizy publikon trailerin e 'Midis Tirone'; më në fund del dhe klipi i shumëpritur

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.