07:17 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

PD: Rama bojkotoi ceremoninë e lumturimit të martirëve. Urdhëroi ndërprerjen e transmetimit për televizionet

15:27 | 05/11/2016
në Politikë, Te Fundit
0

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama për bojkot të ceremonisë së lumturimit të 38 martirëve nga Papa Françesku, e zhvilluar sot në Shkodër.

Sipas PD, Rama jo vetëm nuk mori pjesë në të, por urdhëroi ndërprerjen e transmetimit televiziv për televizionet e rëndësishme informative në vend.

“Jo vetem nuk denjoi te ishte i pranishem por urdhëroi TVSH të ndërpresë sinjalin në mes të aktivitetit për tre televizione të rëndësishme në vend, News 24, ABC-News dhe Ora News. Duke bojkotuar këtë ngjarje kombëtare me përmasa botërore e historike, ku kryeministri nuk mund të mungojë për asnjë arsye, duke urdhëruar ndërprerjen e sinjalit televiziv, Edi Rama i kujtoi cdokujt se kush është dhe kujt i përket”-thuhet në deklaratën e PD.

TVSH  ndërpreu sinjalin  e transmetimit të ceremonisë së lumturimit të martirëve, duke mos lejuar asnjë nga mediat e tjera të shfaqë këtë ngjarje të rëndësishme dhe me interes të gjerë.

JA DEKLARATA E PLOTË:

Lumturimi i 38 martirëve, nga Papa Françesku, në një ceremoni të zhvilluar në Shkodër është një ngjarje unike për Europën dhe Botën.

Për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e sotmja është një ditë reflektimi dhe ndjesë për krimet çnjerëzore komuniste ndaj lirisë dhe besimit në Zot.

Por Edi Rama zgjodhi ta bojkotojë këtë ngjarje të përmasave boterore. Jo vetem nuk denjoi te ishte i pranishem por urdhëroi TVSH të ndërpresë sinjalin në mes të aktivitetit për tre televizione të rëndësishme në vend, News 24, ABC-News dhe Ora News.

Duke bojkotuar këtë ngjarje kombëtare me përmasa botërore e historike, ku kryeministri nuk mund të mungojë për asnjë arsye, duke urdhëruar ndërprerjen e sinjalit televiziv, Edi Rama i kujtoi cdokujt se kush është dhe kujt i përket.

Edhe të enjten në Parlament në mënyrë demonstrative ktheu fundshpinen kur po votohej rezoluta e Partisë Demokratike për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerit e kur po lexoheshin emrat e martirëve dhe vuajtjet e tyre.

Me keto akte të ulëta Rama dëshmon përbuzjen dhe përcmimin për sakrificat sublime të klerit. Ne vend të frymes së pajtimit, paqes dhe bashkimit ai zgjedh si perherë, përcarjen, urrejtjen dhe konfliktin. Shqiptaret duhet të bashkohen për ti thënë JO, Edi Rames, të shkuarës së krimeve, të shkuarës së konfliktit. Ai nuk përfaqeson as të sotmen, aq më pak të nesërmen e Shqipërisë. Shqipëria ka nevoje për paqe, bashkim dhe harmoni. #Shqiperia më mirë pa Edi Ramen.

 

Etiketa: ceremonialumturimimartiretPDrama
Pas

La nusen se nuk e gjeti të virgjër, familjarët e ish-gruas: Do të të ndajmë në 14 copa

Para

Ja sa shpesh duhet të laheni për të mos dëmtuar lëkurën

Para

Ja sa shpesh duhet të laheni për të mos dëmtuar lëkurën

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.