11:33 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Beteja në SHBA/ Ja 6 skenarët që mund ta shpallin fitues Donald Trump

18:41 | 05/11/2016
në Bota, Te Fundit
0

Rruga e Donald Trump drejt 270 votave elektorale mbetet me pengesa, por nëse disa prej tyre kalohen, atëherë Trump mund të shkojë në Shtëpinë e Bardhë.

Trump e di mirë se kë votues targeton. Ai do të shpenzojë 25 mln dollarë reklama këto ditë në disa shtete specifike, si Kolorado, Florida, Ajoua, Maine, Miçigan, Nju Meksiko, Karolina e Veriut, Ohajo, Pensilvania, Uiskonsin, Virxhinia, Nevada dhe Nju Hempshir.

Kjo do të thotë që Trump nuk ka nevojë që të mbrojë Arizonën, Xhorxhian, Jutahun, Teksasin dhe vendet e tjera tradicionalisht republikane, raporton “Panorama.al”. Ai e di që duhet të fitojë me patjetër në Florida, Ohajo, Karolinën e Veriut dhe Ajoua. Por cilët janë 6 skenarët që e zgjedhin atë President të SHBA­ve. Ju ftojmë t’i lexoni më poshtë.

Te mos gaboje ne asnjë shtet.

Ky skenar është edhe ai më i mundshmi, por është edhe ai që nuk e lejon Trump të bëjë gabime apo të ketë surpriza.

1

Trump duhet të fitojë të gjitha shtetet që Mit Romni fitoi në vitin 2012, përfshirë edhe Karolinën e Veriut, si edhe ato që fitoi Obama, Floridën, Ohajon, Ajouan, Nevadën dhe Nju Hempshirin. Gjithashtu, Trumpit i duhet edhe që të blindojnë distriktet rurale të Maines dhe Nebraskës që të marrë edhe ato dy vota elektorale për të arritur plot 270 të tilla.

Ekzistenca e një klase të bardhë dhe të heshtur punëtore

Ky është skenari që Trump ëndërron më shumë, pasi kjo do t’i japë mundësi që të fitojë shtetet e Clintonit, si Uisconsin, Miçigani dhe Pensilvania, për të cilat nuk ka fituar asnjë sondazh.

2

Ky skenar i jep frymëmarrje Trumpit në betejat e vështira për Nevadën, Nju Hempshirin. Në rast se ai merr Florinën dhe Ohajon, atëherë mund të mbajë edhe Karolinën e Veriut dhe ia del.

Rrjedhja e votave nga Clinton te Johnson

Shtetet që janë të pavendosura mund të prodhojnë rrjedhje votash. Psh, republikanët atje që janë të pakënaqur me Trump, mund të votojnë për kandidatin e tretë, Johnson dhe jo për Clinton, kjo bën të mundur që Trump të ruajë avantazhin ndaj Clinton.

3

Nëse afro­amerikanët nuk votojnë masivisht

Ka disa sondazhe që thonë se afro­amerikanët në shtetet jugore, që kanë mbështetur demokratët, mund të mos dalin në votime.

4

Ky skenar i jep avantazh Trump­it, madje edhe në Veri, në Miçigan, po ashtu edhe në Jug, Florida dhe Xhorxhia.

Nëse latinët nuk votojnë brenda pritshmërive

Ka edhe një skenar të ngjashëm.

51

Nëse latinët në Kaliforni, Arizona, Florida, Nevada, Kolorado dhe Nju Meksiko i bëjnë naze Clintonit, atëherë Trump mund të dalë në avantazh dhe mund të mos sforcohet me Nju Hempshirin.

Nëse verilindorët dashurohen me Trump

Nëse verilindorët kthehen kundër Hillary Clinton, ku më së shumti mbështesnin Bernie Sandersin, atëherë ky mund t’i japë një avantazh të madh Trumpit.

6

Ai mund të marrë Filadelfian dhe Nju Hempshirin, së bashku me bastionet e tij, do t’i mjaftonin 270 vota për në Shtëpinë e Bardhë.

Etiketa: donald trumppresidencialeskenaretzgjedhjet
Pas

Si i masakroi Enver Hoxha prifterinjte katolike!

Para

Lëvizja Vetëvendosje: Ndalja e Asociacionit ndal dialogun me Serbinë

Para

Lëvizja Vetëvendosje: Ndalja e Asociacionit ndal dialogun me Serbinë

 



Të Fundit

Vlorë: Lihet i lirë një hapësirë publike e zënë në mënyrë të paligjshme në lagjen “Rilindja”

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

Zjarri në Palokastër të Gjirokastrës rrezikon banesat, vihet nën kontroll

Trump shpall tarifa të reja ndaj BE-së: Reagojnë Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.