21:36 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Droga në Rrëshen/ Dëshmia: E dinim sherebelë, jemi 20 frymë në shtëpi

08:51 | 06/11/2016
në Aktualitet, Te Fundit
0

Dëshmi për jetën mes mjerimit janë ato që kanë treguar gratë e punësuara në magazinën e drogës në Rrëshen.

Siela Bulica është njëra nga gratë që punonte në magazinën e drogës. Ajo tregon se mendonte se po punonte në sherbelë, pasi kështu i kishin informuar në momentin kur i kanë punësuar, raporton “Panorama”.

“Bënim nga 6 deri në 8 orë në ditë dhe na paguanin nga 2 mijë lekë të rinj në ditë. Të them të drejtën, puna aty ishte tepër e vështirë dhe kishe shumë lodhje, por ishim të detyruar për bukën e gojës, pasi ne nuk kemi asnjë të ardhur për të jetuar dhe iu gëzuam faktit se gjetëm punë.

Jemi 20 veta të një familjeje, pa punë, pa strehë. Unë nuk e kam ditur, pasi nuk më kanë treguar se aty përpunohej drogë. Mua dhe shumë punëtorëve të tjerë na kishin thënë se ajo është sherbelë. Unë nuk munda që ta konstatoj se çfarë lënde ishte. Nuk e kisha parë asnjëherë se si është droga, ndaj dhe unë vijoja duke punuar aty. Po ta dija, nuk do të kisha shkuar, pasi unë e di se është një gjë e paligjshme”, u shpreh ajo.

Gjykata e Lezhës la në burg dje dy prej të arrestuarve në magazinën që u zbulua me drogë në Rrëshen dhe për 9 të tjerë vendosi “detyrim paraqitje”. Trupi gjykues vendosi “arrest në burg” për shtetasit Gjet Ndoj dhe Jetnor Kaja.

Ndërsa “detyrim paraqitje” u vendos për të arrestuarit e tjerë, shtetasit Arben Lesaj, Taulant Marena, Paulin Prenga, Petrit Prenga, Sokol Lamaj, Altin Ndoj, Fatjon Lama, Gjon Prenga dhe Petrit Prenga. Para trupit gjykues ata kanë qenë në të njëjtën linjë.

“Nuk kishim asnjë mundësi punësimi për të përballuar jetesën e përditshme, u detyruam të pranojmë të punojmë në magazinën e drogës. Ne as e dimë se kush e kishte, por me një furgon shkonim çdo ditë duke punuar aty nga 6 deri në 8 orë në ditë për 2000 mijë lekë”, mësohet të jetë shprehur para trupit gjykues njëri prej të arrestuarve, Sokol Lamaj.

“PANORAMA”

 

Pas

Video/ Kërcënohet Donald Trump gjatë fushatës në Nevada

Para

Ndau gruan për virgjërinë, babai: Djali s’e gjeti të rregullt, s’luhet me nderin

Para

Ndau gruan për virgjërinë, babai: Djali s’e gjeti të rregullt, s’luhet me nderin

 



Të Fundit

Turma të mëdha njerëzish presin në radhë të gjata për ushqim në Gaza

Zelensky flet me shefin e NATO-s, thekson nevojën për rritje të presionit ndaj Rusisë

Sulm me thikë në Holandë/ Disa të plagosur, mes tyre një oficer policie

“Hamasi kontrollon Gazën”, Netanyahu: Do të bëjmë gjithçka për të përfunduar luftën!

Qeveria miraton trajtim të njëjtë për forcat rezerviste, njësoj si ushtarakët aktivë

“ZRRE është degë e partisë në pushtet”, grindja nga Kuvendi kalon në energji, LDK-PDK akuza VV

Pritet të zhvillohen garat e Formula 1/ Qeveria miraton shpronësimet për projektin e auto-motoparkut në Elbasan

Çmimi i Bitcoin arrin rekord të ri

Miratohet VKM, qeveria zgjat qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri

Rihapet pas 10 vitesh ambasada shqiptare në Bosnjë-Hercegovinë, ministri Hasani: E rëndësishme për forcimin e partneritetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.