08:54 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Reagon Ambasada Greke: Nuk ka hakmarrje, me vjelësit e ullinjve po respektojmë Shengenin

21:29 | 06/11/2016
në Politikë, Te Fundit
0

Ambasada greke ka reaguar nëpërmjet një njoftimi për shtyp lidhur mbi informacionet sipas të cilave pala greke në doganë po kthen pas shqiptarët.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Greke në Tiranë

Meqenëse gjatë ditëve të fundit, vihet re një fushatë dezinformimi të qytetarëve Shqiptarë, Ambasada e Greqisë në Tiranë dëshiron që të bëjë sqarimet e mëposhtme:

Nuk ka as edhe një ndryshim për sa u përket kushteve të kalimit në pikat e kalimit në kufijt Greko – Shqiptarë, të cilat zbatojnë ato që parashikon Marrëveshja Shengen për qytetarët e të vendeve të treta që dëshirojnë të vizitojnë zonën Shengen. Kjo gjë ju shpjegua në mënyrë plotësisht të qartë Ministrit të Brendshëm z. Tahiri nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Greke, gjatë takimit të tyre më 4 Nëntor.

Të gjita vonesat apo edhe ndalimet e hyrjes që vihen re këto ditë, janë të zakonshme për çdo vit, gjatë muajve Nëntor dhe Dhjetor. Gjatë kësaj periudhe, kryesisht për shkak të mbledhjes së ullinjve, shtohet numri i shtetasve Shqiptarë që kërkojnë punë sezonale në Greqi, pa pasur vizë të posaçme për këtë qëllim, rrjedhimisht nuk plotësojnë kërkesat që parashikon Marrëveshja Shengen, të cilat Autoritetet Greke i respektojnë dhe i zbatojnë pa asnjë devijim.

As edhe një ndryshim nuk ekziston për sa u përket shërbimeve që autoritetet konsullore Greke në Shqipëri u ofrojnë qytetarëve Shqiptarë. Ato, me përpjekje mbinjerëzore, gjatë muajve të fundit ja kanë dalë që të shkurtojnë kohën e pritjes, nga 10 ditë në 3 ditë pune, që nga momenti që çdo dokument dorëzohet nga posta. Kuptohet që autoritetet Greke nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për çdo vonesë të mundshme në dërgimin e korrespondencës nga ana e Postës Shqiptare.

Shkrime të ndryshme që bëjnë fjalë për gjoja ‘’hakmarrje greke ‘’, janë tërësisht të pavërteta, nuk i përgjigjen realitetit dhe kanë si qëllim që të krijojnë armiq imagjinarë. Ndjenjat e sinqerta të miqësisë dhe të solidaritetit të Greqisë dhe të popullit grek kundrejt popullit shqiptar, kanë kohështrirje të gjatë dhe nuk mund të vihen në diskutim. Ata 700 mijë emigrantë Shqiptarë që kanë zgjedhur të jetojnë në Greqi dhe të integrohen natyrshëm në shoqërinë greke, përbëjnë një tregues të gjallë të bashkekzistencës harmonike midis dy popujve.

Pas

Video/ Tuna ka një mesazh për Cozmanin që s’ka për ti pëlqyer aspak, ja për çfarë bëhet fjalë

Para

Si janë sot vendet e Ballkanit Perëndimor përballë BE-së?!

Para

Si janë sot vendet e Ballkanit Perëndimor përballë BE-së?!

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.