Qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të bëjë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent në vendin tonë, më të dendura në veriperëndim dhe jugperëndim të territorit.
Gjatë pasdites si edhe në orët e mbrëmjes do të ketë përkeqësim të motit duke bërë që i gjithë vendi të përjetojë shira me intensitet të lartë duke rrezikuar përmbytje në shumë zona, më të mundshme në veriperëndim dhe qendër të territorit.
Shirat me intensitet të lartë do të mbeten prezentë gjatë natës deri mëngjesin e së martës.
Temperaturat e ajrit do të jenë të larta në orët e mëngjesit, por mesdita nuk do të ketë shumë ndryshime të tyre. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por e fortë gjatë natës me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 5- 6 ballë.