Jozefina Topalli, deputetja demokrate dhe ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka festuar ditëlindjen e saj mes miqsh, bashkëshortit dhe dy fëmijëve duke pritur me qindra mesazhe urimi.
Dje, kur festonte, Topalli ka menduar të ndajë për të gjithë një foto nga rinia e saj. Plot sharm. Dhe duhet thënë që nuk ka ndryshuar shumë. Ish-kryetarja ka mbushur plot 53 vjeç.
‘’Të dashur miq! Ju falenderoj me zemër për urimet , lulet, telefonatat, sms, ëatsapp etj për datëlindjen time. Ju jam mirënjohëse e me zemër ju uroj mbarësi për ju. Miqësisht Jozefina e familje’’, u kthen falenderimet Topalli.