02:41 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

BISHTI I QENIT DHE LENINISTËT AMERIKANË TË HILLARISË…

08:17 | 27/11/2016
në Te Gjitha
0
BISHTI I QENIT DHE LENINISTËT AMERIKANË TË HILLARISË…

Nga Artan Gjyzel Hasani

Pretendimi i kahershëm se e majta europiane dhe amerikane është krejt ndryshe nga e majta shqiptare është veç nje iluzion.

donaldtrumphillaryclintonNë thelb e majta është njësoj në gjithë botën, ajo e majtë që ka fëmijërinë te Marksi, adoleshencën te Lenini dhe pjekurinë te Stalinët, Maot, Fidelët, Kim Ir Senet dhe Enverët e botës, pavarësisht kallajit dhe vernikut.

Dukuria “Donald Trump” e vërtetoi dhe e vërteton çdo ditë këtë. Brenda një periudhe 2-vjeçare e majta amerikane (demokratët) ia nxorri bojën sqimatare vetes dhe u shpalos si një organizatë revolucionare e tipit leninist bashkë me mediat dhe tellallet e tyre të botës internetore në luftën e tyre antiTrump.

Gënjyen, mashtruan, shpifën, dezinfirmuan publikun non stop me një amoralitet ekstrem çdo ditë e minutë. Kaluan në histeri kur Trump nuk iu përgjigj pyetjes direkte nëse do e njihte rezultatin e zgjedhjeve, por kur Hillary humbi filluan vetë ata të kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve me mënyra krejt leniniste, demonstrata, protesta, thirrje masive për vetësakrifikim moral të Kolegjit Elektoral (!!!) , agjitatorë e propagandiste dhe celulat e tyre, aktore dhe persona publike të njohur për simpatitë e tyre komuniste, familja globale soroiste me vete patriarkun Xhorxh në krye, mbledhje fondesh për firma e para për të organizuar rikthimin ME ÇDO KUSHT E ÇMIM të të dëshpëruarës Hillary në Shtëpinë e Bardhë.

Madje edhe shtëpitë e njohura të modës u aktivizuan në këtë revolucion leninist amerikan, duke refuzuar të veshin një bukuroshe si Melani Trump, e cila me asetet e pamohueshme fizike fare mirë do bënte edhe pa veshjet e rrobaqepësve marksistë të Amerikës.

Dhe sa më shumë afron dita kur Donaldi i Tmerrshëm do ulet në Tryezën Ovale, aq më shumë rritet histeria leniniste kundër tij me çdo mjet e mënyrë…

Kjo histeri leniniste e së majtës amerikane, e aleatëve të saj të natyrshëm (organizatat feministe dhe LGBT) dhe e mbështetësve të saj nga të katër anët e planetit e shpjegon më së miri arsyen pse nuk pati kurrë një Nuremberg për Komunizmin edhe pse janë mbushur mbi 30 vjet nga shembja e tij…

Bishti i qenit mbetet njesoj bisht qeni kudo dhe sido që të rritet qeni, si zagar në Shqipëri apo si qen race në Amerikë…

 

 

 

 

Pas

‘’A beson se Ermali është i pafajshëm?’’, Mamaqi pyet Shkurtën. Këngëtarja heziton disa sekonda por përgjigjet

Para

TELEFONATA MISTERIOZE, si u vra me plumb në zemër i riu nga Elbasani (PISTAT DHE FOTOT)

Para
TELEFONATA MISTERIOZE, si u vra me plumb në zemër i riu nga Elbasani (PISTAT DHE FOTOT)

TELEFONATA MISTERIOZE, si u vra me plumb në zemër i riu nga Elbasani (PISTAT DHE FOTOT)

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.