Vetëm 19 vjeç. Gazmend Sllami nuk ishte as bari dhe nuk kishte ndonjë tokë që të detyrohej të ngjitej në kodrën ku u gjet i lënë i vrarë me plumb në zemër.
Sllami nga fshati Gur i Zi kishte marrë një telefonatë të dyshimtë që me këmbët e tij e kishte çuar drejt vdekjes. Ende nuk janë zbardhur detaje nga telefonata e fundit, por prokurorët janë fokusuar në hetimin e rrethanës së fundit para vrasjes së Sllamit. Dyshimet kryesore mbeten te miqtë e tij të fshatrave përreth të tijit. Një nga versionet e mundshme është që i ndjeri të ketë patur një sherr me shokët, megjithse mbetet ende i pavërtetuar.
Në pyetje janë marrë një numër i madh personash që e njihnin nga afër 19-vjeçarin, mes tyre edhe familjarët.
Sllami e kishte lënë shkollën duke u marrë me punë bujqësie pranë shtëpisë së tij, raporton ‘’News24’’. Më 11 dhjetor Sllami do festonte ditëlindjen, por nuk e arriti kurrë.
