Zbardhet arsyeja pse është dorëhequr zëdhënësi i ministres Milva Ekonomi. Burime të sigurta pranë Ministrisë së Ekonomisë rrëfejnë së pari për ‘’Shuplaka.com’’ se është e vërtetë që gazetari i njohur Muhamed Veliu ka dhënë dorëheqjen.
Nga sa mësojmë Ekonomi i mban shumë pak zëdhënësat në krye të detyrës, ose më saktë mënyra si punon është ‘’diktatoriale’’, 24 orë në 24.
Muhamed Veliu ka thyer rekordin e qëndrimit në këtë ministri, pasi siç thonë burimet ka mbushur plot 7 muaj, ndërsa paraardhësja e tij Rezarta Nika vetëm 2 muaj.
Veliu ka dhënë dorëheqjen që të hënën (21.nëntor 2016) dhe siç tregojnë burimet, motivi i dorëheqjes është ‘’Arsye personale’’.
Pas interesimit tonë, mësojmë se Veliu punonte kryesisht i vetëm në sektorin që mbulonte me dy vartëse të cilat merreshin me zbardhje. A është neglizhenca në punë një nga arsyet? Burimet konfirmojnë se Veliu punonte në orarin 8:00 me 20:00 , çdo ditë, edhe të shtunën dhe të dielën. Një sistem vendosur nga Ekonomi.
Nuk dihet me siguri nëse Ekonomi ka patur një përshtypje negative për Veliun, por fakti se i ka rezistuar një presioni të tillë pune për 7 muaj, tregon se i ka bërë disa punë të sakta./ Shuplaka.com