Gruaja e dikatorit Enver Hoxha, Nexhime Hoxha ka folur mbi nje dokument të publikuar ku thuhej se ajo ka qënë antare e rinisë fashiste. Nexhmije Hoxha e cila pas pak muajsh mbush 96 vjeç për gazetën Dita është shprehur se në periudhën që bëhet fjalë për këtë dokument, ajo kishte mbaruar provimet e maturës dhe i duhej të përgatiste dokumentet për emërimin si mësuese dhe për këtë arsye, nuk i ishte dashur ky vërtetim. Sipas Nexhmies ajo asnjëherë nuk ka asnjë dokument anëtarësimi në Rininë Fashiste dhe aq më tepër në Partinë Fashiste.
“Sa për kujtesë, unë që nga viti 1936 kam qenë e organizuar në grupin komunist me Qemal Stafën”, është shprehur ajo. “Në 4-7 prill të ’39-s kam marrë pjesë në demonstratat e rinisë së Tiranës kundër pushtimit nga Italia fashiste dhe në vazhdim, derisa u kërcënova me arrestim dhe kalova në ilegalitet. Sa isha studente në “Institutin e Vajzave” në Tiranë, instruktorja italiane fashiste për Gjimnastikën më dha notën 6, pavarësisht se në dëftesë të gjitha notat i kisha të larta, sepse nuk i shkoja në aksionet që organizonin fashistët për të bërë pako për ushtarët në front. Unë të gjitha këto i kam të shkruara në librat e mia të kujtimeve”, është shpehur Nexhmija për gazetën Dita. Dokumenti u botua nga Kastriot Dervishi, i cili shkroi se ky dokument “është ruajtur nga Enver Hoxha”. Ky dokument është botuar nën kontekstin e festave të Nëntorit dhe debatit të rihapur për Luftën Nacional Clirimate në Shqipëri.