Bëhet fjalë për një aktivitet në nivel ndërkombëtar, që ka për qëllim ndërgjegjësimin e publikut dhe mbarështuesit për të drejtat dhe detyrat që ushtrohen në hobin e mbarështimit të zogjve në zbatim të legjilacionit shqiptar.
Të ishe pjesë e këtij aktiviteti të parë të kësaj natyre përtej mesazheve që përcjell ishte vërtet diçka emocionuese, mbi 1000 zogj të klasifikuar në 300 raca të ekspozuara sot në Tiranë.
Shoqata e Ornikulturës së Puglias, ka sjellë në Shqipëri të gjitha racat e kanarinave individët fitues në aktivitetet ndërkombëtare. Një grup i përbërë nga personalitete të ornitologjisë italiane, gjyqtarë ndëkombëtarë dhe ekspertë të racave të ndryshme të kanarinave kanë marrë pjesë në këtë festival. Të pranishëm ishin edhe mbarështues nga Kosova, Maqedonia, Malit i Zi dhe Greqia.
Festivali do të vijojë në ditën e tij të dytë më 28 Nëntor 2016, nw EXPOCiTY ndërsa gjyqtarët do të japin edhe cmimet për speciet më të mira.
Shpresojmë që në të ardhmen të vijojnë të mbahen aktivitete të kësaj natyre, duke synuar mbështetjen dhe përhapjen e pasionit, dashurisë dhe njohurive rreth zogjve në tërësi.