Ka qëlluar pa iu dridhur qerpiku mbi efektivët e Policisë së Shtetit pas 7 vitesh që ndodhej në arrati. Amarildo Ndoj është 25-vjeçari që ndiqej këmba-këmbës, por që sërish i shpëtoi policisë.
Për të dënuarin, efektivët kishin marrë të dhëna në rrugë operative se ndodhej në një zonë të Mirditës, Kodër-Rrëshen dhe menjëherë janë nisur për atje. Por i riu jo vetëm që nuk është dorëzuar por edhe i ka pritur me plumba, duke u fshehur me nxitim në pyllin pranë dhe duke hedhur pistoletën që u gjet më pas nga policia.
Ndoj akuzohet se në bashkëpunim dhe me dy të tjerë ka vrarë një kamerier, Edison Jakun vetëm 20 vjeç dhe vetëm 30 metra larg Komisariatit të Policisë.
Ndoj u akuzua dhe dënua për vrasje me paramendim dhe akuzat e kanosjes dhe prodhim dhe mbajtje të armëve pa leje.
Vendimi i gjykatës për Amarildo Ndojin:
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Aleksandër Muskaj Kryesues
Arjana Fullani Anëtare
Shkëlzen Selimi Anëtar
Artan Zeneli Anëtar
Admir Thanza Anëtar
në seancën gjyqësore të datës 30.04.2014, mori në shqyrtim çështjen penale që u përket:
KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR LEZHË.
I GJYKUARI: TONIN NDOJ.
A K U Z U A R:
Për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”,
të kryer në bashkëpunim
dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”,
parashikuar nga neni 78/2 e 25 dhe 278/2 i Kodit Penal.
I GJYKUARI: AMARILDO NDOJ.
A K U Z U A R:
Për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”,
të kryer në bashkëpunim
dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”,
parashikuar nga neni 78/2 e 25 dhe 278/2 i Kodit Penal.
I GJYKUARI: ARJAN PRENGA.
A K U Z U A R:
Për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”,
të kryer në bashkëpunim
dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”,
parashikuar nga neni 78/2 e 25 dhe 278/2 i Kodit Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr.15, datë 24.01.2011, ka vendosur:
Deklarimin fajtor të pandehurit Tonin Ndoj për kryerjen e veprës penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm dhe 900.000 (nëntëqind mijë) lekë gjobë.
Deklarimin fajtor të pandehurit Tonin Ndoj për kryerjen e veprës penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake të parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve dënimin e të pandehurit Tonin Ndoj me një dënim të vetëm burgim të përjetshëm dhe 900 000 (nëntëqind mijë) lekë gjobë.
Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e të pandehurit Tonin Ndoj përfundimisht me 25 vjet burgim dhe 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë gjobë.
Vuajtja e dënimit i fillon nga data e arrestimit datë 27.10.2009 dhe do të kryhet në burg të sigurisë së zakonshme
Deklarimin fajtor të pandehurit Amarildo Ndoj për kryerjen e veprës penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim te parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 21 ( njëzet e një) vjet burgim dhe 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë gjobë.
Deklarimin fajtor te pandehurit Amarildo Ndoj për kryerjen e veprës penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake të parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me një vit burgim
Në bazë të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve dënimin e të pandehurit Amarildo Ndoj me një dënim të vetëm prej 21 (njëzet e një) vjet burgim dhe 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë gjobë.
Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e të pandehurit Amarildo Ndoj përfundimisht me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burgim dhe 400.000 (katërqind mijë) lekë gjobë.
Vuajtja e dënimit i fillon nga data e arrestimit date 26.10.2009 dhe do të kryhet në burg të sigurisë së zakonshme.