Shirat dhe erërat e forta të të hënës në Australi, janë bërë shkak që mijëra persona të preken nga një lloj astme të quajtur “Stuhia Astma”.
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga kjo sëmundje ka shkuar në 6. Ndërkohë 3 persona të tjerë në Melburn ndodhen në gjendje kritike në spital.
Kjo lloj astme zakonisht ndodh në pranverë, kur poleni i bimëve laget, thyhet në copëza të vogla dhe hyn në mushkëri. Pas kësaj, njerëzit e prekur fillojnë të kenë vështirësi në frymëmarrje.
Sipas BBC-së, deri më tani më shumë se 8,000 persona janë trajtuar në spital.