Flamuri Kombëtar shqiptar dhe ai turk janë vendosur përkrah njëri-tjetrit në Prizren, për nder të “28-29 nëntorit”. Zëdhënësi i kësaj komune, Ymer Berisha tregon se ky veprim është ndërmarrë nga Komisioni përgjegjës “për nder të miqësisë” midis dy vendeve.
Por, ky vendim nuk u ka pëlqyer qytetarëve kosovarë për shkak se trojet shqiptare kanë qenë të pushtuara nga turqit në periudhën e Perandorisë Osmane.
Megjithatë Berisha shprehet: “Edhe pse dikur ishin armiq, tani Turqia dhe Kosova kanë një miqësi të mirë mes tyre”.
Flamuri i shtetit turk nuk është i vetmi që valëvitet në Prizren, pasi sipas “Klan Kosova” janë vendosur edhe disa flamuj të tjerë të shteteve mike të Kosovës.