Publikohen emrat e 436 mësuesve që do të hyjnë në provim shteti nga data 1 dhjetor deri më 12 nëntor.
Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) njofton se këtë sezon do t’i nënshtrohen këtij testi rreth 2 mijë mësues.
Emrat e publikuar i përkasin 12 profileve të ndryshme, por kandidatët që do të hyjnë të parët në provim më 1 dhjetor janë ata të profilit të Biokimisë dhe Gjuhës Gjermane.
Një ditë më pas do të testohen mësuesit e profileve Biologji, Kimi dhe Shkenca Sociale. Më pas me datë 5 do të testohen mësuesit e matematikës dhe të fizikës, me datë 6 sërish ata të matematikës por edhe të informatikës, me datë 7 mësuesit e edukimit fizik dhe të gjuhës italiane, ndërsa me datë 9 dhe 12 dhjetor do të testohen mësuesit e arsimit fillor.
Në ditën e provimit, të gjithë kandidatët duhet të paraqiten me një mjet identifikimi dhe me mandatpagesën e tarifës së rregjistrimit.
Përfundimi me sukses i këtij provimi u mundëson kandidatëve të marrin të drejtën e liçensimit të profesionit, ndryshe nuk lejohet të punësohen.
Përsa i përket tarifës së regjistrimit, ajo vjen në rritje në mënyrë progresive në varësi të herëve që aplikantët regjistrohen për provim. Herën e parë tarifa është 10 mijë lekë të reja, herën e dytë shkon në 12 mijë e 500 lekë, të tretën 15 mijë lekë, të katërtën 17 mijë e 500 lekë. Ndërsa në testimin e pestë tarifa shkon në 20 mijë lekë, që është edhe tarifa më e lartë e vendosur.
Faturën e pagesës të gjithë kandidatët mund ta gjejnë në faqen zyrtare të AKP-së. Nëpërmjet kësaj fature mund të bëni pagesën në një bankë të nivelit të dytë ose në postë.
Më poshtë keni listën e emrave: