07:32 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ku ndodhet flamuri që ngriti Ismail Qemali në Vlorë? Restauratori jep detaje dhe publikon foton

09:45 | 28/11/2016
në Aktualitet, Kulturë, Te Fundit
0
Ku ndodhet flamuri që ngriti Ismail Qemali në Vlorë? Restauratori jep detaje dhe publikon foton

Një kuriozitet njerëzor ky i të gjeturit se ku ndodhet flamuri që Ismail Qemali ka ngritur në Vlorë më 28 nëntor 1912. Sot në 104-vjetorin e Pavarësisë restauratori Frederik Stamati jep detaje rreth tij dhe rreth flamurit që ruhet në Muzeun Kombëtar.

‘’Shqipëria nuk e ka flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912. Dhe asnjë flamur nga ajo datë. Ai që pretendohet të jetë ngritur në Elbasan bëhet i dyshimtë falë një shkrimi të bërë në të me anë të qendisjes.

Flamuri në foto është flamuri përkujtimor më afër asaj date. Kërkimet e vazhduara na çojnë në mendimin se është flamuri i përdorur në Tiranë, gjatë kremtimeve të një vjetorit të festimit të Pavarësisë. Ky flamur, sipas asaj që më ka treguar i ndjeri Abaz Dojaka, dikur ka qenë në teqen e Dedejve në Tiranë. Të gjitha kërkimet e mëvonëshme për të gjetur të dhëna më të hollësishme, nuk dhanë asnjë rezultat.

Në vitin 1981 e sollën në laborator për ta restauruar dhe vendosur në Muzeun Historik Kombëtar. Ishte në ekstrem i dëmtuar, fije-fije. Kjo kishte ardhur ngaqë flamuri i mëndafshtë ishte vendosur në një kornizë me xham dhe i ekspozuar në një vend ku e kapte dielli. Punova intensivisht me punonjesën e laboratorit Raimonda Nushi për ta restauruar. Vazhdon të ruhet shumë mirë i ekspozuar në muze.’’, shkruan Stamati këtë mëngjes.

flamurikombetar

Pas

Ameli mbush një vjeç, Miriami dhe Albani dhuratë foton që s’e keni parë deri tani (NË BRENDËSI)

Para

Arbana sjell atmosferën e festave, foto me djalin e vogël

Para
Arbana sjell atmosferën e festave, foto me djalin e vogël

Arbana sjell atmosferën e festave, foto me djalin e vogël

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.