Në funeralin e diktatorit Fidel Kastros, Juanita Kastro, motra e tij nuk do të marrë pjesë. Juanita Kastro deklaroi se pavarësisht keqardhjes për vdekjen e tij, ajo nuk do të kthehet më kurrë në Kubë. Motra e diktatorit Kastro theksoi se dhimbja e vdekjes së vëllait nxori në sipërfaqe plagë të vjetra. Mirëpo, pavarësisht dhimbjes për vdekjen e tij, Juanita Kastro pohoi se nuk do të marrë pjesë në funeral dhe se do të vazhdojë të jetojë në SHBA. Juanita ka jetuar në Majemi që prej vitit 1965, një vit pasi kishte akuzuar vëllain e saj se e kishte kthyer Kubën “në një burg të madh të rrethuar nga uji”.