Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Prizren është sulmuar me lëndë djegëse, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ndërkohë pesë persona të dyshuar kanë rënë në prangat e policisë.
“Të gjitha ekipet e policisë sëbashku me mua si prokuror kemi dalë në vendngjarje, kemi dhënë udhëzimet për hetuesit. Forenzika ka kryer punën e vet. Ndërkohë falë një angazhimi serioz të Kosovës janë arrestuar 5 persona, janë intervistuar dhe ata janë nën ndalim. Hetimet vazhdojnë.”, ka thënë për “Anadoly Agency” kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha.
Sipas kryeprokurorit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme të vogla materiale, ku është thyer një xham i Konsullatës.