Ben Blushi komenton takimin e kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Ish-deputeti i partisë së drejtuar nga Rama si dhe një nga kritikët më të fortë të tij e cilëson kryeministrin ‘’një nxënës i paaftë që nxinte’’.
‘’Nuk kam parë dhe ndoshta nuk do shoh më një Kryeministër më te mërzitur në Ditën e Pavarësisë së vendit të vet. Me sa duket pesha e kriminalizimit të politikës, kanabizimit masiv, mungesës së reformave të qëndrueshme dhe dyshimi tek zgjedhjet e ardhshme po e vështirësojnë ëndrrën europiane të Shqipërisë. Kancelarja e Gjermanisë ishte e qartë, Kryeministri i Shqiperisë nxinte. Dukej si një nxënës i paaftë që ska bërë detyrat dhe është kapur me kopje në provim. Ka ardhur koha të mbajë përgjegjësi që për tre vjet kërkoi të na cojë në Europë jo me punë, por me barcaleta bajate! Sa e hidhur kur ndodh në 28 nëntor! Kemi 500 vjet që jemi nisur dhe s’po arrijmë dot!’’, reagon Blushi.
Merkel i kujtoi sot Ramës përmbushjen e 5 prioriteteve me qëllim integrimin në BE, mes të cilave Reforma në Drejtësi, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe zgjedhjet.