Gjermania pritet të kthejë rreth 100 mijë emigrantë në vendet përkatëse. Lajmi u bë i ditur nga vetë kancelarja Angela Merkel, e cila në një konferencë rajonale të partisë së saj CDU tha se rreth 6000 emigrantë do të kthehen vullnetarisht, ndërsa 1 e treta e tyre do përballen me kthim të detyrueshëm.
Të gjithë emigrantët që pranojnë të kthehen vullnetarisht do të pajisen falas me biletën e avionit, si edhe me një ndihmë fillestare për të përballuar kthimin e tyre.
Duke patur parasysh se numri më i madh i refugjatëve janë afganë, rreth 80 mijë persona Merkel u shpreh: ”Jo e gjithë rinia afgane mund të vijë në Gjermani”.
Megjithatë edhe shqiptarët përbëjnë një numër të konsiderueshëëm të refugjatëve. Vetëm në vitin 2015 rreth 55 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani. Një pjesë e mirë është kthyer gjatë 2016-ës por pritet që sërish të kthehet një numër i konsiderueshëm.
Merkel gjithashtu u bën thirrje federalëve për të përmbushur detyrimet e tyre ndaj emigrantëve që u është refuzuar azili.