09:46 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

KUR TURPI E KA EMRIN GAZETË, T’I BOJKOTOJMË-nga Dritan Kaba

11:28 | 29/11/2016
në Te Gjitha
0
KUR TURPI E KA EMRIN GAZETË, T’I BOJKOTOJMË-nga Dritan Kaba

Nga Dritan Kaba

Sot rastësisht shfletova gazetat e përditshme, mu duk se e kisha nisur ditën gabim, ne asnjë prej tyre nuk kishte një urim për këtë ditë të madhe të të gjithë shqiptarëve.

Asnjë editorial për të revokuar këtë ditë të shënuar të kombit tonë.

Asnjë flamur në nderim të ditës së tij.

Asnjë fjalë që lidhet me këtë ditë.

Turp.

Të gjitha gazetat, me përjashtim të gazetës “Dita”, nuk kishin asnjë rradhë për këtë ditë historike.

Lajmi kryesor ishte ai i një dite më parë, që pavarësisht se të gjitha televizionet e kishin transmetuar e ritransmetuar në edicione lajmesh, sërish zinte vendin kryesor.

Bëhej fjalë për përgjigjën e Gjergj Elez Alisë, për atë Balozin e Zi, që kishte ardhur nga deti dhe i kishte vendosur shtatë kushte Shqipërisë për të hyrë në Evropë.

Si mund të na duan mes tyre vendet evropiane kur Ne vetë nuk duam ditën tonë më të shënuar. Kur Ne nuk nderojmë këtë ditë.

Gazetat që quhen kombëtare nuk i kishin kushtuar asnjë germë, asaj që quhet ditë kombëtare e shqiptarëve.

Këto nuk janë gazeta por thjesht pasqyra të atyre që i paguajnë për të parë veten e tyre ashtu siç ata duan.

E dhimbshme shumë për këtë derexhe ku ka arritur media e shkruar sot.

Këto lloj pasqyrash duhen bojkotuar.

Në to qytetarët nuk mund të shohin veten, hallet, shqetësimet, problemet apo qoftë edhe gëzimet e tyre, Qytetarët e thjeshtë janë të privuar nga kjo.

Ato shërbejnë për t’u parë ata që ju japin benefite, tendera, privatizime.

Etiketa: 28 nentoridita e pavaresisedritan kabagazeta
Pas

Jeni pushim dhe nuk dini ku të shkoni? Zgjidhni mes aktiviteteve të sotme në Tiranë

Para

Shqiptari mozaikëve, synimi rradhës? Të thyejë rekordin e 10-të në librin Guines

Para
Shqiptari mozaikëve, synimi rradhës? Të thyejë rekordin e 10-të në librin Guines

Shqiptari mozaikëve, synimi rradhës? Të thyejë rekordin e 10-të në librin Guines

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Lufta po afrohet”: Familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

Me pistoletë, kapsolle donatore, silenciator, municion luftarak e kokainë, arrestohet 42-vjeçari

Danimarka merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, prioritet siguria e vendeve anëtare

Edi Rama përplaset me Nigel Farage: Mjaft me shpifje, shqiptarët nuk janë numra për propagandë

Plani i rritjes, Kryeministri Rama në samitin e liderëve të BE-Ballkanit Perëndimor në Shkup

Zjarret në Turqi/ Mbi 50 mijë qytetarë të evakuuar nga Izmiri, Manisa dhe Hatay

Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

OKB dënon sulmet ndaj palestinezëve që kërkojnë ndihmë në Gaza

I dërguari i Trump për Ukrainën mohon pretendimet penguese të Rusisë, kërkon ‘armëpushim të menjëhershëm’

Projektligji multitrilionë dollarësh i Trump/ Seancë maratonë votimesh në Senatin Amerikan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.