Guines Saimir Strati, artisti shqiptar i cili njihet për punimet e tij të veçanta me teknika të ndryshme në realizimin e mozaikëve e ka një synim tjetër të rradhës, të thyejë rekordin e 10-të në librin Guines. Kujtojmë se shqiptari ka hyrë nëntë herë në Librin e Rekordeve Guinness, dhe tani ai po synon të thyejë rekordin e dhjetë, me anë të punimit të një mozaiku të Nënës Terezë, të cilin është duke e realizuar në Muzeun e Kosovës. I urojmë suksese dhe punë të mbarë artistit.