Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të trasportonte drogë drejt Greqisë. I arrestuari Mario Aliaj tentoi të trasportonte 3 kilogram drogë Canabis Sattiva në pikën kufitare të Kakavijës, të futur në një valixhe.
Lënda narkotike u pikas në vijën e dytë të kontollit, brenda valixhes në bagazhin e makinës tip Benz, e ndarë në 5 pako.
Menjëherë policia ka bërë bllokimin e mjetit dhe mbi të arrestuarin rëndon akuza për “Trafikim të Lëndeve Narkotike”.