03:06 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Unioni i Komunave Shqiptare, Vuçiç: Lojëra fëmijësh që prishin marrëdhëniet

13:59 | 29/11/2016
në Aktualitet, Kosova, Rajoni, Te Fundit
0
Unioni i Komunave Shqiptare, Vuçiç: Lojëra fëmijësh që prishin marrëdhëniet

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar me tone të ashpra Unionin e Komunave Shqiptare në rajon, të krijuar së fundmi. Ai e cilësoi këtë union si “lojë fëmijësh”, e rrezikshme dhe jo serioze.

“Çfarë komunash shqiptare! Këto janë lojëra për fëmijë të vegjël. Ky është tregim për votuesit e tyre. E çfarë bën ai union? Shtyp flamuj dhe lapsa.”, është shprehur ndër të tjera Aleksandar Vuçiç në konferencën për mediat.

Ai theksoi se me krijimin e këtij unioni në Preshevë nuk ka ndryshuar gjë dhe duke qenë se e cilëson “lojë fëmijësh”, nuk është shqetësuar shumë. Megjithatë, në aspektin psikologjik mund të cilësohet i rrezikshëm pasi “disa njerëzve, mund t’u duket se kanë bërë diçka të madhe dhe nga ana tjetër, kjo sigurisht ndikon negativisht në marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.”

Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në rajon synon krijimin e mekanizmave të duhur të bashkëpunimit mes qyteteve shqiptare. Ai ka startuar me Bashkinë e Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës, të cilat kanë firmosur një platformë bashkëpunimi në fusha si urbanistika, mjedisi, arti dhe inovacioni.

vucic

Etiketa: aleksander vucickosovaramaserbiavucic
Pas

Martohet Almeda Abazi, aktori turk i kërkon dorën sipas traditës shqiptare (Foto)

Para

Rrëfimi i babait që humbi vajzën parukiere: Ta vrasin vetë djalin, mos më presin mua!

Para
Rrëfimi i babait që humbi vajzën parukiere: Ta vrasin vetë djalin, mos më presin mua!

Rrëfimi i babait që humbi vajzën parukiere: Ta vrasin vetë djalin, mos më presin mua!

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.