02:44 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpëtohen 7 vajza nga rrjeti i prostitucionit, 3 prej tyre të mitura. 50 lokale të kryeqytetit në sitën e policisë (VIDEO)

09:06 | 30/11/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpëtohen 7 vajza nga rrjeti i prostitucionit, 3 prej tyre të mitura. 50 lokale të kryeqytetit në sitën e policisë (VIDEO)

Gjatë kontrollit në lokalet e natës në kryeqytet policia nxorri nga rrjetet e shfrytëzimit të prostitucionit 7 vajza të reja, 3 prej të cilave janë të mitura, raportohet në media. “Tv Klan” ka publikuar pamje filmike të disa prej këtyre aksioneve, ku gjithsej në sitën e policisë kanë kaluar 50 lokale në kryeqytet.

Një 16-vjeçare nga qyteti i Durrësit, njëra prej vajzave të shfrytëzuara, ka rrëfyer për policinë mënyrën si e shfrytëzonte për prostitucion njëri nga ortakët e një lokali të tillë. Ervin Hodaj, drejtori i Policisë së Tiranës, thotë se janë shoqëruar me dhjetëra vajza, shqiptare e të huaja. Sipas tij këto janë lokale kryesisht që ofrojnë striptizëm dhe një pjesë e vajza vijnë edhe nga Serbia. Hodaj shpjegon se këto lokale përdoren edhe për veprimtari të tjera kriminale, kryesisht në shpërndarjen e drogës.

Sipas policisë grupi i personave që vepronte në zonën e rrugës së “Myslym Shyrit”, ishte një nga më aktivët në kryeqytet, me më tepër se 25 persona të arrestuar dhe me rreth 500 mijë euro xhiro vjetore dhe dhjetëra kilogramë heroinë e kokainë të shitur. Drejtori i Policisë Hodaj shton më tej se gjatë këtij viti janë regjistruar 8 procedime me metoda speciale të hetimit, disa prej të cilave janë përfunduar me arrestime dhe disa të tjera janë ende në ndjekje.

http://dai.ly/x53ynho

Etiketa: prostitucionte mituratirane
Pas

Më në fund fluturime “Low cost” në Shqipëri, firmoset marrëveshja

Para

”Kaubojsi” kundër rrymës, ç’bëri dje që tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve

Para
”Kaubojsi” kundër rrymës, ç’bëri dje që tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve

''Kaubojsi'' kundër rrymës, ç'bëri dje që tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.