Kastriot Dervishi, historiani që nxori dokumentin e anëtarësisë së Nexhmije Hoxhës në Partinë Fashiste nuk ndalet me kaq.
Ai sot ka publikuar dy dokumente të tjera, ku vërtetohet firma e gruas së ish-diktatorit Komunist Enver Hoxha. Edhe pse ka patur debate lidhur me anëtarësimin e të vesë së ish-diktatorit, Dervishi këmbëngul që të gjithë personat që punonin në administratë ishin fashistë.
”Bashkëlidhur nga e njëjta praktikë dokumentare që lidhej me pranimin në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglini në nëntor 1941, dy dokumente: njëri që lidhet me vërtetimin e fotografisë dhe nënshkrimit përpara noterit dhe tjetri i Prefekturës së Tiranës që vërteton se zonjusha kishte “sjellje të mira politike dhe morale”. Në ditet e tjera një dokument tjetër vërtetues pse ishin fashistë të gjithë personat që punonin në administratë në atë kohë”, sqaron Dervishi.