Të rinjtë e LSI-së pozicionohen kundër dhunës së policisë ndaj shoferit të një autoboti, video që u shpërnda masivisht në rrjetet sociale.
” E papranueshme! E neveritshme! E frikshme! Kjo nuk është policia që ne duam! Kjo në video është organizate e dhunshme anti çdo norme ligjore!”, reagon Klevi Pojana.
”Kundër dhunës!Unë dhe besoj çdo i ri në Shqipëri, e respektojmë dhe e nderojmë policinë e shtetit në lartësinë e vlerës që mbart angazhimi i tyre për të ruajtur rendin publik dhe për të mbrojtur jetën qoftë dhe duke rrezikuar vetveten!
Por asnjë nuk mund të pranoje këtë lloj dhune, e cila bie në kundërshtim me çdo normë ligjore apo morale!
Dhimbja s’di ku është më e madhe, tek djali që do të mbrojë të atin apo tek babai që shikon tek i dhunojnë të birin!
Çdo qytetar që zgjedh të fitojë të ardhura për familjen e tij në mënyrë të ndershme meriton së paku respekt dhe përulje! Policia ka vlera, ky rast JO, duhet reagim!”, përfundon nënkryetari i LRI-së.