Krimet e Rënda japin vendimet për 9 imamët e arrestuar për terrorizëm.
Gjykata ka lënë në fuqi vendimin për të akuzuarin Genci Balla me 17 vjet burgim. Në fuqi mbetet edhe vendimi për Edmond Ballën, 13 vite burg dhe vendimi për të akuzuarin Bujar Hysa, 18 vite burg.
Ndërkohë që Orion Reçit i përgjysmohet vendimi nga 13 vite në 6.8 vite burg dhe Fadil Muslimanit i ulet dënimi nga 12 në 10 vite burg. Zeqir Imeri nga 16 vjet i ulet dënimi në 13 vite burg. Astrit Tola është dënuar me 4.8 vite burg dhe Verdi Murava me 10 vjet.
Të pandehurit kanë braktisur sallën e gjyqit me arsyen se duhet të kryenin ritet e faljes. Ata janë rikthyer vetëm në momentin kur gjykata do të jepte vendimin.
Pas dhënies së vendimit i vetmi reagim në sallën e gjyqit ishte ai i Zeqir Imerit, i cili i’u drejtua gjykatës me shprehjen ‘o qafira’.
Në këtë seancë të sotme ka patur forca të shumta sigurie që kanë qendruar në gjykatë dhe përreth saj. Mësohet se në ambjentet e gjykatës ka patur mbështetës të shumtë të të pandehurëve.
Pas seancës ka folur për mediet edhe imami i Xhamisë së Tiranës së re Armand Ali, duke hedhur poshtë çdo dyshim për komunikim online me ekstremistët të grupit të të dënuarëve.