Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kuçovën pak pas mesnatës së kaluar, ku një 57-vjeçar ka vrarë gruan e tij me thikë.
Sipas raportimeve nga policia, Rruzhdi Luzi nga fshati Drizë, ka qëlluar me thikën e bukës bashkëshorten e tij Manjola Luzi.
49-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.
Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia dhe mbi të peshon akuza penale “vrasje me qëllim duke përdorur sende të forta”.