22:30 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Tragjedia e paralajmëruar në Kolumbi, piloti: Jemi pa karburant

12:01 | 01/12/2016
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tragjedia e paralajmëruar  në Kolumbi, piloti: Jemi pa karburant

Pak ditë pas aksidentit të rëndë ajror që i mori jetën 76 personave, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Mendohet se mbarimi i karburantit dhe defekti në impiantin elektrik janë bërë shkak për rrëzimin e avionit në të cilin po udhëtonin edhe lojtarët e skuiadrës braziliane Chapecoense.

Ndërkaq janë siguruar edhe mesazhet audio që piloti Miguel Alejandro Quiroga Murakami i ka dërguar qendrës së kontrollit. “”Nuk ka karburant”, “po dështojmë” dhe më pas duke bërtitur: “na ndihmoni”, “jemi duke rënë”. Pavarësisht përpjekjeve gjatë komunikimit me Kullën e Vrojtimit, avioni është rrëzuar. Në konferencën për mediat, shefi i Aviacionit Civil, konfirmoi rrëzimin e avionit si pasojë e mungesës së karburantit.

Ai theksoi se referuar rregullave të fluturimit, avioni duhet të ishte pajisur me karburant rezervë gjatë ndalesës transit, por avioni “Lamia” nuk e kishte bërë këtë. Kutia e zezë e avionit mësohet se është gjetur e padëmtuar, por mendohet se do të duhet rreth gjashtë muaj për të arritur në një përfundim të qartë lidhur me shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit me 81 persona në bord.

Etiketa: kolumbipilotirrezimi i avionit
Pas

KQZ me zëvendëskryetar të ri. Shpallet dhe fituesi i zgjedhjeve në Kolonjë

Para

Sa do shkojnë rrogat për policët, mjekët, infermierët, profesorët dhe pensionet. Edi Rama jep shifrat nga Kuvendi

Para
Sa do shkojnë rrogat për policët, mjekët, infermierët, profesorët dhe pensionet. Edi Rama jep shifrat nga Kuvendi

Sa do shkojnë rrogat për policët, mjekët, infermierët, profesorët dhe pensionet. Edi Rama jep shifrat nga Kuvendi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.