03:47 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Liria e medias, HRW: Gazetarët përballen me mjedis armiqësor, nuk raportohet e vërteta

12:52 | 01/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Liria e medias, HRW: Gazetarët përballen me mjedis armiqësor, nuk raportohet e vërteta

Organizata Jo-qeveritare e Vëzhguesve të të Drejtave të Njeriut (Human Rights Watch – HRW) ka përditësuar raportin për lirinë e medias në vendet e Ballkanit.

Në raport theksohet se qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë dështuar në zgjidhjen e çështjeve që pengojnë lirinë e medias. “Gazetarët anembanë Ballkanit Perëndimor përballen me një mjedis armiqësor që i pengon ata të shfaqin aftësitë e tyre në përgatitjen e raportimeve kritike. Për më tepër, raste të tjera shqetësuese kanë dalë, çka flet për dështim të punës të qeverive në këto vende.”, shkruhet në raportin e HRW-së.

“Kjo situatë shqetësuese do të ndryshojë vetëm nëse Bashkimi Europian u bën të ditur qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor se aspiratat e tyre europiane varen nga liria e medias.”, ka theksuar studiuesja Lydia Gall.

HRW përmend më tej rastin e muajit tetor, kur redaktori i Gazetës Express në Kosovë, ka marrë kërcënime me vdekje pas transmetimit të një dokumentari për krime lufte të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Human Rights Watch” shkruan se Komisioni Europian ka shprehur shqetësimin për mungesën e lirisë së mediave në vendet e Ballkanit Perëndimor, konkretisht Komisioneri përgjegjës për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka bërë referencë për lirinë e medias në rajon, në terma të përgjithshme, por nuk është detajuar mungesa e hetimeve efektive të qeverive të këtyre vendeve.

“Lista e presioneve dhe shkeljeve mbi mediat e pavarura në Ballkanin Perëndimor përbën një katalog pakënaqësish. Pa një media të pavarur është e vështirë për vendet e Ballkanit Perëndimor të përmbushin aspiratat e tyre.”, ka thënë më tej studiuesja Gall.

Raporti i referohet lirisë së medias në Ballkan, kryesisht në: Maqedoni, Mali i Zi, Bosnjë Herfcegovinë, Serbi, Kosovë.

Referuar lirisë së medias në Kosovë, HRW shkruan se janë regjistruar 14 raste të dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në 2015-ën, si dhe 8 raste të tjera gjatë gjysmës së parë të vitit 2016.

Ndër të tjera, përmendet gjithashtu rasti i një granate dore që shpërtheu më 22 gusht në afërsi të Radio Televizionit Publik të Kosovës, por që fatmirësisht nuk shkaktoi viktima.

Etiketa: HRWLiria e medias
Pas

Jugu me Aeroport, zbuloni qytetin ku do të ndërtohet

Para

Të rinjtë zgjohen me një ide të re, shikoni s’u kanë bërë makinave luksoze të deputetëve (FOTOT)

Para
Të rinjtë zgjohen me një ide të re, shikoni s’u kanë bërë makinave luksoze të deputetëve (FOTOT)

Të rinjtë zgjohen me një ide të re, shikoni s'u kanë bërë makinave luksoze të deputetëve (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.