
Klea Huta ka përgënjështruar lajmin e përhapur se është në një lidhje me djalin e ish- guvernatoerit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani. Moderatorja e “Gjeniut të Vogël” është fotografuar në një nga kafet e bllokut në kryeqytet së bashku me Erikun.
Të dy personazhet në fjalë janë shkëputur nga marrëdhënia me partnerët e mëparshëm duke qëndruar singleKëngëtarja dhe aktorja bukuroshe e ekraneve shqiptare ka fshirë të gjitha fotot që mbante në profilin e saj në “Instagram” dhe “Facebook” me futbollistin e Partizanit, Gabriel Mezini. Njëjtë ka vepruar dhe ish i dashuri i saj, duke vërtetuar ndarjen e tyre në heshtje.

Ndërkohë që e njëjta histori vlen dhe për Erik Fullanin, i cili flitet që është ndarë nga e dashura e tij me të cilën kishte një histori dashurie disa vjeçare.Klea ashtu siç dhe Eriku janë në rrugën e njohjes së një dashurie të re, ndoshta dhe me njëri-tjetrin, pavarësisht se 24 vjeçarja e ka kundërshtuar këtë thashethem.