Elseid Hysaj është vënë që tani në qendër të meraktos së dimrit. Ylli i kuqezinjëve përflitet se është shënjëstruar nga gjigandët e Premier Ligës, Mançester Junajtid. Menaxheri i mbrojtësit shkodran ka pohuar dëshirën e Hysajt për të luajtur në kampionatin anglez, po ashtu ka theksuar se për momentin 22-vjeçari nuk do të largohet nga napolitanët.“Ofertat nga Mançester Junajtid? Atij i pëlqen Premier Liga, po për momentin nuk do të ndodhë asgjë. Nuk kam si qëllim të largoj lojtarë nga Napoli, përveçse në rastin kur krijohen kushte të caktuara. Për këto gjëra duhet të jenë dakord të dy palët”, tha Xhiufredi, duke lënë të kuptohet se nuk e përjashtonte mundësinë e transferimit të lojtarit nëse edhe Napoli ishte dakord.