Një sherr ka ndodhur brenda maxhorancës. Leonard Koka, vëllai i ministrit të LSI-së, Lefter Kokës thotë se do të publikojë fakte të tjera për ministrin e jashtëm Ditmir Bushati përsa u përket emërimeve klienteliste dhe korruptive në diplomaci.
Tepër i irrituar me ministrin e jashtëm, Leonard Koka tha se në ditët në vijin do të publikojë fakte të reja për emërimet klienteliste të Bushatit , si rasti i konsullit të Barit në Ambasadën tone në Katar, por edhe konsullin shqiptar në në Turqi, të emëruar në Romë. Leondard Koka ka pasur ditën e djeshme përplasjë të ashpra nëpërmjet mesazheve telefonike me ministrin Bushati, madje ai e shan ministrin me një gjuhë të ashpër.
I kontaktuar nga “Panorama.al” Leonard Koka ka pranuar se sms-të e dërguara janë autentike. Sipas tij biseda është bërë rreth një orë më parë në “whats up” para se të publikohej lajmi. Duhet të kujtojmë se në mars të këtij viti, konsullja shqiptare në Milano, Luljeta Cobanaj është shkarkuar nga ministri Bushati pas zbulimit që një emission investigative e akuzoi se kishte marrë 1 mijë euro për të dhënë çertefikatë martese për një shtetase shqiptare në Itali.
Luljeta Conabaj, ishkonullja e shkakkuar akuzoi Eduard Ndocaj se pasi mori mandatin kërkonte favore të paligjshme nga ajo. “Pas zgjedhjes si deuptet kërkoi ta trajtonte konsullatën e Milanos si ciflig të vetin. Kërkonte makina ose favore për persona të caktuar, të cilat unë nuk kam mundur tja plotësoj, kur kanë qënë në kundërshtim me ligjin, pasi konsullata nuk është shërbim taksish”, është shprehur Cobanaj. Vëllai i ministrit të mjedisit tha se Bushati në një takim që ka bërë më sfafin e konsullatës në Milano, ka akuzuar konsullen e parë të emeruar prej tij se ka bërë korruprison. Po si një njohës i historisë nuk është dakort me këtë etiketim ndaj saj. Ai e akuzon minsitrin Bushati se i ka kërkuar para Luljeta Cobanajt nga shërbimet që ai siguronte në kosullatën tonë në Milano. “ Shumë shpejt do të dalë e vërteta për Luljetën, të cilës i kërkoi para”, tha ai. Nuk duhet të harrojmë se Leonard Koka është personi që ndërmjetësoi në finalizimin e Metës dhe Ramës për marrëveshjen e një prillit ku u finalizua koalicioni PS-LSI që fitoi zgjedhjet në 2013-ës.