Shumë sëmundje të pashërueshme prekin trupat tanë, por jo të gjithë kanë forcën të përballen me to. Duhet kurajo, pozitivitet, optimizëm për t’i përballuar nga ana mendore, por mbi të gjitha nevojitet kurim specifik dhe mbështetje financiare.
Të gjithë shqiptarët i njohin mirë problemet që ka sistemi shëndetsor në vendin tonë, kjo si një përvojë e fituar nga ekseperiencat e gjithësecilit në spitalet e vendit. Mirëpo kur vjen puna për sëmundje që me patjetër duhet të kurohen se bëhet fjalë për jetë njeriu, këtu nuk ka vend asnjë lloj justifikimi qeveritar. Një ndër to histori që do t’ju rrëfejmë është historia e Ilirjeta Lenës, një mësuese e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” të qytetit të Ersekës.
Ajo vuan nga një sëmundje e rëndë e cila duhet të kurohet mënjëherë dhe duhet të zhvillojë dy operacione të njëpasnjëshme që të mund të zgjasë jetës e saj. Për vetë Ilirjanën kjo është një situtatë e vështirë, të cilën nuk po mund t’i gjejë një zgjidhje. Ndihet e tmerruar, e tronditur, e zemëruar, e shqetësuar, kur mendon se çfarë do ndodhë me të.
Dy probleme që e shqetësojnë së tepërmi janë:
1.Ku do ta gjejë ajo aparatin e frymëmarrjes që i nevojitet për këtë sëmundje, kur t’u thonë familjarve të saj, blijeni së në Shqipëri nuk ka!!
2.Sa lekë do t’u marrin mjekët familjarëve të saj për 2 operacionet?
Ajo bën apel dhe thote se këto operacione në çdo vend të botës behen falas për pacientët me këtë sëmundje! Për mësuesen këtu, në Shqipëri dhe vdekja blihet, madje shumë shtrenjtë!
“Unë dua të blej një vdekje të ëmbël! Të dashur miq! Lutuni për mua, që zoti të bëjë një mrekulli, të ndërroj jetë pa patur dhimbje dhe pa parë tmerr me sy! Ju uroj shëndet dhe vetëm shëndet! Me urimet më të mira dhe shumë dashuri!”, mbyll ajo urimin nëpërmjet një statusi në Facebook.
Por, një gjest të jashtëzakonshëm për të, kanë marrë nxënësit e saj, të cilët do të dalin për të mbledhur kontribute dhe të ardhura që të mundësojnë shërimin e saj. IBAN:AL09202440060000000001647872 Logari:0001647872 Raiffeisen Bank Shqipëri