Biznesmeni Erjon Jovani 32 vjeç është pronar i mjetit ku një ditë më parë u sekuestruan 190 kilogramë kanabis sativa. Ai u arrestua mëngjesin e sotëm nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve.
Biznesmeni rezulton se është përfaqësues i kompanisë “Auto Transport Occasione”, kamioni i së cilës u ndalua një ditë më parë nga Policia e Durrësit. Në brendësi të mjetit, policia gjeti dhe sekuestroi 190 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis sativa”.
Dyshohet se 32-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin Erblin Tuka, kanë tentuar trafikimin e lëndës narkotike drejt Italisë, megjithatë do të jenë efektivët dhe prokurorët që do e çojnë më tej hetimin e kësaj çështjeje.