Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë realizuar një seancë maratonë ditën e djeshme. Që prej mëngjesit deri në orët e para të mëngjesit tjetër, përafërsisht në 02:38, përfaqësuesit tanë kanë debatuar për miratimin e buxhetit, deri sa 82 prej tyre dhanë votën ”Pro”.
Por gazetarët që kanë ndjekur me vëmendje çdo detaj nga seanca me qëllim raportimin në mediet e tyre kanë ditur si ta kalojnë kohën në sallë, sidomos ”boshllëqet” e krijuara gjatë seancës.
Elona Gjylmi, gazetare e ”Report TV” ka patur një ide gjeniale: leximin e një libri, teksa deputetët qëndronin në celularët e tyre, luanin lojra apo shihnin ”Facebook”.
Gjylmi shfaqet pikërisht në këtë foto duke lexuar ”Murgu”-n, e Artan Fugës. Dhe nëse deputetët tanë do bënin të njëjtën gjë, s’do ishte dhe aq keq…
Discussion about this post