FIFA ka publikuar emrat e tre trajnerëve kandidatë për çmimin “Trajneri i Vitit” për sezonin 2015-2016.Votat e marra nga votuesit në sajtin zyrtar të FIFA-s kanë evidentuar tre teknikët më të mirë të sezonit të shkuar.
Në garë për këtë trofe do të jenë Zinedinë Zidane i Realit të Madridit që fitoi Champions League, Fernando Santos i Porugalisë që triumfoi në Europian dhe tekniku italian i Lestërit që u shpall kampion në Premier Ligë, Klaudio Ranieri.
Suksesi i arritur me ekipet e tyre këtë sezon ka bërë që votuesit të përzgjedhin këta trajnerë.