Në mbledhjen e Kryesisë së Lëvizjes socialiste për integrim, fjalimin hyrës e mbajti kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Ai e krahasoi LSI-në me një makinë, që frenat i shtyp për të ndaluar të keqen ndërsa gazin për të shtuar të mirat.
“Në të gjithë këto 12 vjet në LSI, na është dukur vetja sikur drejtojmë një makinë. Një makinë ku frenat përdoren për të ndalur të keqen dhe gazin e shtypim për të rritur të mirat. Kjo është makina e LSI-së. Ky është thelbi, ekzistenca dhe motivi pse LSI rritet. Kjo është arsyeja pse LSI ekziston.”, tha Vasili.
Sipas tij, në këto 12 vite të LSI-së, interesi i qytetarit është vendosur në radhë të parë, me çdo mundim e me çdo sakrificë.