Çështja e “call center”-ave, e cila është në fokus të tri ministrive, asaj të Jashtme, ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Mirëqënies Sociale, është shqyrtuar sot në Romë, në një takim që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zhvilloi me homologun e tij italian.
Mësohet se gjatë takimit kokë më kokë, dy ministrat kanë rënë dakord për ngritjen e një grupi të përbashkët pune që do të punojë për zgjidhjen e çështjes.
“Në Romë me kolegun dhe mikun e mirë të vendit tonë Paolo Gentiloni. Zhvilluam një bisedë të shkëlqyer mbi thellimin e raporteve dypaleshe, si dhe u ndalëm veçanërisht në problematikën e ‘Call Centre’ ku ramë dakord për të ngritur një grup të përbashkët për evidentimit të rrugëve të zgjidhjes. Mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Italisë në rrugën tonë drejt BE-së.”,ka bërë me dije Bushati.